Arian Vrainca, nga Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se duke filluar nga kjo e hënë, zyrtarisht do të lejohet veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, e fejesave, përcjell InLajmi.
E krejt këto do të mund të bëhen deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Tutje, Vranica ka njoftuar se subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, dhe rregulloreve komunale.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot, me datë 7 mars 2022, zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale.
Subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri.
Ju priftë e mbara!/InLajmi/