Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka krijuar një njësi speciale “Legjioni Ndërkombëtar” e cila tashmë ka filluar të kryejë misione luftarake kundër agresionin rus, transmeton InLajmi.
Më shumë se 20 mijë vullnetarë dhe veteranë nga 52 vende kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar, sipas gjeneralit të brigades, Kyrylo Budanov, i cili është edhe komandant i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ministrisë që do të drejtojë këtë legjion.
Burdanov shprehu mirënjohjen e tij për luftëtarët dhe tha se ata janë kryesisht luftëtarë me përvojë, shkruan CNN.
“Çdo ndihmë ka peshë dhe vlerë”, tha ai. /InLajmi/