Banorët protestues të Chaplynka janë ukrainasit e fundit që u përleshën me forcat ushtarake ruse që pushtuan qytetin e tyre, transmeton InLajmi.
Dhjetra trupa ruse ishin të vendosura në një linjë në anën lindore të Chaplynka, më shumë se 300 milje në jug të Kievit. Chaplynka është në anën jugore të lumit Dnieper në rajonin Kherson dhe ndodhet thellë brenda territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.
Në video shihen edhe dhjetëra protestues.
“Idi domoy”, disa në turmë këndojnë – “shko në shtëpi” në rusisht.
“Idi dodomu”, të tjerët në turmë këndojnë – “shko në shtëpi” në ukrainisht.
Më pas dëgjohen të shtëna me armë zjarri, shkruan CNN.
Turma nuk lëviz. “Shkoni në shtëpi djema, kthehuni në shtëpi”, dëgjohet duke bërtitur dikush. /InLajmi/