Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus nga 1.028 testime të kryera në terren, ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes infektive.
Rastet e reja sipas bashkive janë: 8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga një qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Janë 1.307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64-vjeç.
Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.460, përcjell Top Channel.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.250 raste, 267.460 janë shëruar, 1.307 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.483 pacientë.