Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën që po mbahen në Kuvendi e Kosovës në ndre të 7 Marsit-Driës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësuesit, raporton InLajmi.
Ai tha se ky është moment i rëndësishëm për të shprehur respektin e nderimin për kontributin e tyre.
‘’Moment i rëndësishëm për të shprehur respektin, nderimin, vlerësimin për kontributin tuaj që keni dhënë, po vazhdoni të jepni në edukimin dhe avancimin e brezave si dhe në zhvillimin e shoqërisë tonë”.
Mes tjerash ai u shpreh krenar për punën e mësuesve tanë.
“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi krenar me mësuesit tonë. Mësues të dashur, të respektuar, kjo datë na ka bashkuar dhe do të na bashkojë gjithmonë, në Natën e Zjarreve”, u shpreh tutje ai./InLajmi/