Me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, e të Grupit Parlamentar të LDK-së, para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e në prani të kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është betuar këtë të hënë Sami Hamiti, anëtar i ri i KQZ-së, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, vet Hamiti, përmes rrjeteve sociale derisa ka theksuar se është zgjedhur anëtarë i KQZ-së, gjegjësisht përfaqësues i LDK-së në KQZ-së. /InLajmi/