Në Ditën e Mësuesit, Organizata “Global Shapers” ka mbajtur një protestë për cilësinë në arsim, raporton InLajmi.
E protesta ka nisur para zyrave të SBASHK-ut duke vazhduar kështu deri te objekti i Ministrisë së Arsimit.
Ismet Krasniqi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, ka thënë se në emër të gjeneratave të reja, i bën thirrje mësimdhënësve që të testohen.
“Misioni i SBASHK-ut thotë arsim modern cilësor mirëpo veprat e tyre nuk përputhen me vizionin e tyre aspak. Në vendëse të kërkojnë Vetting në arsim, këta e pengojnë këtë proces duke kërcënuar me greva. Prandaj sot për hire të gjeneratave të ardhshme ne bëjmë thirrje: “profesor testohu”, “profesoreshë testohu”. Sot është dita e 7 marsit që shënohet dita e Mësuesit por kjo ditë shumë mësimdhënës i gjen kokulur para cilësisë në arsim. Sistemi jonë i arsimit ka mësues që nuk shkruajnë mirë gjuhë shqipe”,tha ai.
Krasniqi i cili së bashku me një numër simbolik të qytetarëve kanë protestuar me moton “Cilësi në arsim” ka thënë se SBASHK-u nuk reagon por në të kundërtën drekon me partitë politike.
“SBASHK-u nuk reagon por në të kundërtën drekon me partitë politike. Bile edhe në kohë fushate. Vizioni i tyre nuk është paga. Me rroga të larta nuk vjen cilësia sepse punësimet në Kosovë po i bën partia, e SBASHK-un e ka kap rehatia”,tha ai./InLajmi/