Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizatat joqeveritare në Prishtinë në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, raporton InLajmi.
Osmani ka duke thënë se: “Sikurse në Kosovë në vitin ’99, edhe në Ukrainë në vitin ’22, do të triumfoi liria dhe demokracia”.
“Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapaictetet tona për të pritur refugjatët ukrainas, po edhe gazetarë të Ukrainës, të cilëve edhe do u jipet mundësia të punojnë e raportojnë nga Kosova”.
E pyetur nëse ka kontaktuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Osmani tha se drejtpërdrejtë me të nuk ka biseduar mirëpo kontakti i Kosovës qëndron me Ambasadën e Ukrainës për t’u ofruar ndihmë.
“Janë një numër i vogël i liderëve botëror që kanë kontaktuar direkt me Zelenskyn. Por ne kemi kontaktuar me ambasadat e Ukrainës, për t’u ofruar ndihmën që mund të ua japim. Ata janë të vetëdijshëm për masat që ka marrë Kosova në përkrhaje të tyre, dhe po ashtu janë të vetëdishëm se cili shtet në rajonin tonë është në krah të Rusisë, dhe ai shtet është Serbia”, tha ajo./InLajmi/