Në hapësirat e Bibliotekës së Kosovës është duke u mbajtur manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, raporton InLajmi.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për peripecitë e mbajtjes së mësimit në vitet 1990-1998, nëpër shkolla-shtëpi.
“Urime të gjithë mësimdhënësve 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Festofshim suksese sa më të larta për nxënësit tanë, shkollat dhe shtetin tonë”,ka thënë Nagavci.
Ndërkohë në këtë manifestim që po vazhdon të mbahet për nder të 7 Marsit, do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar./InLajmi/