Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë gjatë aktiviteteve për nder të Festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit është pyetur lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për statusin e kandidatit në BE-, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë po ashtu se nuk mund të jep një datë të saktë se kur do të aplikojnë në Këshillin e Evropës teksa ka treguar edhe arsyet.
“Kemi thënë se këtë do ta bëjmë sivjet dhe zhvillimet e reja gjeopolitike me siguri që na imponojnë një përshpejtim. S’kemi ndonjë datë se kur do të aplikojmë për Këshillin e Evropës dhe statusin e kandidatit në BE”,tha ai.
Tutje, kryeministri i vendit ka thënë se përcaktimi i një datë se kur do të aplikojë Kosova në Këshillin e Evropës nuk do tu ndihmonte përgatitjeve të tyre.
“Përcaktimi i një date nuk do të na ndihmonte përgatitjeve tona dhe do të ishte e pa mundur sepse ka shumë punë të mbërrijmë në atë pikë dhe megjithatë duhet të ecim sa më shpejt të jetë e mundur “,theksoi Kurti./InLajmi/