Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët së fundmi ka folur për Fondin e Sigurisë, raporton InLajmi.
Kurti ka dhënë lajme të mira sa i përket derdhjes së mjeteve në Fondin e Sigurisë ku sipas tij që nga vendimi kur është marrë e deri këtë fundjavë numri i donacioneve ka qenë 4 shifrorë.
“Deri në këtë fundjavë ka qenë 4 shifrorë. Ndërsa numri i mjeteve të mbledhura është 7 shifrorë. Për shifra të sakta konkretisht pyesni Ministrinë e Financave”,tha Kurti./InLajmi/