Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësimdhënësit në shkollat shqipe kudo të janë, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se janë mësimdhënësit ata që në ditët më të vështira u angazhuan dhe u munduan ta mbrojnë gjuhën shqipe.
Ajo tha se vetëm nga arsimi cilësor varet progresi I një shoqërie.
Postimi i plotë i saj:
7 Mars 1887- datë e cila përcaktoi fillimin e ngritjes së popullit shqiptar, për gjuhë, arsim dhe liri
Mësimdhënësit dhe atdhedashësit, në kohët më të vështira u angazhuan për të mbrojtur gjuhën, për të mbrojtur kombin, për të arritur çlirimin.
135 vite pas, populli shqiptar gjendet në një tjetër situatë. Kemi shumë për të bërë që gjeneratat e brezat e rinj të arsimohen dhe aftësohen për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tyre, edhe më mirë se ç’mund t’i shërbejmë ne sot.
Progresi i një shoqërie varet në arsimin cilësor. Për këtë nuk mund të rreshtim së angazhuari.
Mësimdhënësve të shkollave shqipe, kudo që ekzistojnë ato, iu dëshiroj përherë suksese në misionin e tyre të shenjtë!/InLajmi/
















