Granatimet ruse po pengojnë evakuimin e civilëve nga Kievi, Mariupol, Sumy, Kharkiv, Volnovakha dhe Mykolayiv, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës
“Kjo parandalon kalimin e sigurt të kolonave humanitare me shtetas ukrainas dhe të huaj, si dhe dërgimin e barnave dhe ushqimit”,thuhet në një deklaratë, raporton The Guardian.
Ministria u bëri thirrje udhëheqësve të huaj që të detyrojnë Rusinë të respektojë një armëpushim, transmeton Arbresh.info.
Krejt kjo për të parandaluar atë që tha se mund të ishte një katastrofë humanitare.