Me rastin e Ditës së Mësuesit është mbajtur manifestimi kryesor ku edhe është ndarë çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar, raporton InLajmi.
Çmimi për mësimdhënësin e vitit “Shaban Jashari” është ndarë për mësimdhënësen Merita Gashi nga Rahoveci.
“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar se sot marr çmimin “Shaban Jashari”. Meritat dhe përulësit shkojnë për familjen Jashari. Respekt edhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën”,tha Gashi.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci shprehi mirënjohje për secilin, duke thënë që me gjenerata kanë kontribuar për ta mbajtur gjallë arsimin shqip.
Ndryshe, mësimdhënësit për të cilët u ndanë mirënjohje nëpër komuna me këtë rast ishin Xhavit Ramosaj nga Deçani, Servete Gashi-Drenas, Fadil Curri Hani i Elezit, Xhevat Krasniqi Fushë-Kosove, Dhurata Nixha-Gjakovë, Besim Kryeziu-Kamenicë, Burhan Beqiri-Klinë, e shumë të tjerë.
Mirënjohje u nda edhe për Jakup Muratin. /InLajmi/