Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përgatitet të bombardojë Odessan, një qytet i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës, transmeton InLajmi.
“Njerëzit nga Rusia vinin gjithmonë në Odessa dhe dinin vetëm ngrohtësinë dhe bujarinë dhe çfarë është tani? Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë krim historik”, tha Zelensky.
Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të bëjë një zgjedhje “midis jetës dhe skllavërisë”, shkruan CNN.
“Ne jemi ukrainas. Ne kemi nevojë për paqe. Ne duam paqe. Dhe për qytetarët rusë nuk është vetëm lufta për paqen në Ukrainë, por për paqen dhe lirinë tuaj. Dikur e shihje. Ju e dinit prosperitetin… Nëse do të heshtni tani, atëherë vetëm varfëria do të flasë për ju”, vazhdoi Zelensky. /InLajmi/