Kongresisti nga radhët e republikanëve, Ritchie Torres ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell InLajmi.
Sipas tij, kjo do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë në rajon.
Ai ka publikuar letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.
Gjithashtu Torres tha se derisa Rusia po vazhdon të sillet si një akter joracional dhe Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është e rëndësishme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën që t’i bashkëngjitet NATO-s. /InLajmi/
Kosovo, a strong U.S. ally in Southeastern Europe, should be admitted into #NATO. I urge @POTUS & @SecBlinken to redouble efforts to ensure #Kosovo becomes a member. We must stand with our ally amidst the ongoing security crisis in the region. 🇽🇰 pic.twitter.com/i7PtG8PEzs
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 6, 2022