Impianti bërthamor i Zaporizhzhia nga Kompania Kombëtare e Gjenerimit të Energjisë Bërthamore të Ukrainës, Energoatom, ishte sulmuar nga forcat ruse herët në mëngjes të së premtes, transmeton InLajmi.
Mirëpo Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, shkruan CNN.
Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”. /InLajmi/