Shqipëria koleksionon 3 medalje ndërkombëtare në edicionin e 27-të të kampionatit ballkanik të atletikëve, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Atleti shkodran i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj arriti për herë të 6 radhazi të shpallet kampion Ballkani në disiplinën e tij ku kërceu 7.79 metra.
Me këtë kërcim ai ka lënë me 8 cm më pas atletin kroat Marko Ceko me 7.71 dhe atë të Maqedonisë së Veriut Andreas Trajkovski me kërcimin 7.62 m.
Ndërkohë Shqipëria mori edhe 2 medalje të tjera me atleten Luiza Gega. Sportistja shqiptare u shpall kampione e Ballkanit në disiplinën e 3000 metrave duke ndalur kronometrin në 9 minuta e 15 sekonda, për të lënë pas atleten turke Emine Mecal dhe rumunen Ankuta Bobocel.
Gjithashtu Gega mori edhe medalje e argjendë në disiplinën e 1500 m ku udhëhoqi për pjesën më të madhe garën deri në metrat e fundit të saj duke e humbur sprintin e final me atleten turke Shilan Aildiz ndërkohë që në vendin e 3-të u rendit rumunia Lenuta Petronela, shkruan Top Channel.
Bashkë me medaljet e këtij edicioni të këtij kampionati ballkanik i cili më tepër një i ngjan një europiani duke qenë se marrin pjesë rreth 21 shtete europiane.