Kryetari I Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në prekaz në nder të 24 vjetorit të rënies së familajrëve të Familjes Jashari, përcjell InLajmi.



Ramosaj ka thënë se familje si Familja Jashari janë të rralla i cili theksoi sakrificen e tyre dhe heroizmin për çlirimin e popullit të Kosovës.

Ndër të tjera ai tha se Epopeja e UÇK-së është kujtesë për neve që të jemi gjithmonë bashk.

Positimi I plotë I tij:
Sot, në Prekazin e lavdisë nderuam ata që i dhanë vlerë luftës për liri e i dhanë nam Atdheut tonë.
Të rralla e unike janë familjet si e Jasharajve, që me sakrificën dhe heroizmin e tyre e ngritën në piedestal vlerën e Kombit tonë.
Epopeja e UÇK-së, ditë që na kujton që të jemi gjithmonë të bashkuar.
Lavdi familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri!/InLajmi/




















