Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz, I cili ka thënë se po kujtojnë sakrificën dhe luftën e UÇK-së, pasi fal tyre, sot gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin, raporton InLajmi.
Rama tha se i çmon vlerat e familjes Jashari për të festuar për lirinë e vendit tonë.
“Sot kemi ardhur me komunën e Prishtinës me i respektuar dhe çmuar vlerat me të cilat na ka lënë familja Jashari, të festojmë paqen të cilën e kemi trashëguar si rezultat i sakrificës së madhe të familjes së tyre….Edhe ne si institucion por edhe për shkak të datave 5, 6 dhe 7 për shkak të luftës së UÇK-së ne sot gëzojmë lirinë e kemi shtetin, andaj kemi respektin më të madh. Ju urojmë festat të gjithëve, dhe shpresojmë që në të ardhmen të luftojmë edhe më shumë për paqen në shtetin tonë, vendin tonë dhe për paqen në botë”, tha ai./InLajmi/