Kompania TikTok njoftoi të dielën se po pezullon disa funksione në Rusi në dritën e ligjit të ri të vendit që penalizon dezinformimin, transmeton InLajmi.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”, tha kompania.
“Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thanë ata, shkruan CNN.
Kompania shtoi se do të vazhdojnë të vlerësojnë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë plotësisht shërbimet e tyre me sigurinë si përparësinë kryesore që e posedojnë. /InLajmi/