Duke folur të dielën gjatë fjalimit të Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku tha se Vatikani është i gatshëm të bëjë “çdo gjë” që mundet për paqen në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Papa Françesku tha se ai ka dërguar 2 kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar popullin ukrainas.
Papa bëri thirrje që të ndalohet kjo luftë sepse sipas tij kjo luftë është çmenduri dhe mizori.
Papa bëri thirrje për një “kthim në respektimin e ligjit ndërkombëtar” dhe kërkoi që të hapen korridoret e evakuimit në mënyrë që civilët të mund t’i shpëtojnë konfliktit.
Në Ukrainë po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh”, “Nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që krijon vdekje dhe shkatërrim!”, tha ai.
Françesku falënderoi gjithashtu gazetarët që “rrezikuan jetën e tyre” për të raportuar për luftën, shkruan CNN.
“Faleminderit vëllezër dhe motra,” u tha ai gazetarëve, “për këtë shërbim që na lejon të jemi pranë njerëzve dhe të shohim mizorinë e luftës”. /InLajmi/