Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton InLajmi.
Konjufca tha se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.
“Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën , por edhe një sakrificë që shkundi botën, e lëvizi botën e demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”, tha kryeparalamentari.
“Është ky moment kur sakrifica kthehet në epope dhe kur i gjithë kombi mobilizohet e bëhet UÇK”, u shpreh tutje Konjufca.
“Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, përfundoi ai./InLajmi/