Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në telefon mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse për forcat ukrainase, transmeton InLajmi.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse,” sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu “përkeqësimin e situatës humanitare” në vend.
Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po ofron mbështetje humanitare për Ukrainën si dhe po vendos sanksione ekonomike ndaj Rusisë, të cilat godasin Putinin. Kjo përfshin thirrjen ndaj vendeve të tjera që të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të hequr Rusinë nga SWIFT, tha zëdhënësi.
Udhëheqësit diskutuan për kërcënimin që është në rritje nga sulmet barbare të Rusisë, e që paraqesin rrezik për civilët ukrainas. Mirëpo kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit, shkruan CNN.
Të 2 udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të flasin, tha zëdhënësi. /InLajmi/