Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, së shpejti do të publikojë një këngë të re.
E njohur për zërin e saj magjik, Lipa ka bërë të ditur edhe datën se kur do të publikohet kënga e saj e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.
26 vjeçarja ka publikuar një video me mbishkrimin “3/11”, dhe një sekuencë shumë të shkurtër nga kënga e re, shkruan Kult Plus.
Lipa aktualisht është duke mbajtur koncertin e saj nëpër gjithë Amerikën, dhe ka qenë edhe pjesë e emisionit të natës “Night with Jimmy Fallon”.