Disa persona raportohet se janë bllokuar në fshatin Drelaj të Rugovës.
Kjo pasi atje ra një ortek bore gjatë ditës së sotme.
FrontOnline ka kontaktuar Qendrën e Energjente të thirrjeve 112, e cila duke mos u lëshuar në detaje, ka bërë të ditur se 2 kompanitë e pastrimit “Rosi” dhe “Lika” janë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj e ka konfirmuar rastin, por se ka bërë të ditur se orteku tashmë është larguar dhe rrugët janë të kalueshme.
“Orteku është largu e tani Rrugët e Rugovës jane të kalushme por me disa vështirësi, për shkak të rreshjeve dhe lagështisë, ka pjesa e Drelajve ka disa rrêshqitje të borës, për çka bëjmë thirrje për kujdes maksimal nga ngaselësit e veturave”, thotë ai.




















