Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një interviste tha se ukrainasit kanë një plan për vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet, transmeton InLajmi.
“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër dhe unë do ta lë me kaq,” tha Blinken.
Blinken gjithashtu komplimentoi Zelensky për “udhëheqjen” e tij gjatë kësaj krize, shkruan CNN.
“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky dhe e gjithë qeveria ka treguar është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas,” tha Blinken. /InLajmi/