Deputeti i Listës ‘’Guxo’’, Haxhi Avdyli, ka vizituar familjen Jashari, në nderë të 24 vjetorit të rënies së bashkëfamiljarëve të tyre, përcjell InLajmi.
Ai ka publikuar disa foto ku shihet se edhe krerët e shtetit u takuan me anëtarin e familjes Jashari, Rifat Jashari.
Krahas këtyre fotove, Avdyli ka shkruar ‘’Në nderim të oxhakut ku flet historia. Këtu liria merr emër. Lavdi dëshmorëve të lirisë’’./InLajmi/