Rusët së fundmi kanë përhapur fjalë se presidenti i Ukrainës, Voludymyr Zelenskyy, ka lënë vendin dhe ka shkuar në Poloni, përcjell InLajmi.
Por me të dëgjuar këto fjalë, Zelensky është lajmëruar përmes rrjeteve sociale duke e mohuar atë që u tha për të.
“Çdo 2 ditë dalin informacione se unë kam ikur diku, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Këtu ne jemi duke punuar”,tha Zelensky./InLajmi/