Mbi 10 mijë ushtarë rusë po thuhet se janë vrarë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Kështu të paktën po pretendojnë këta të fundit në bilancin e publikuar sot
Armata ukrainase thotë se përveç vrasjes së mbi 10 mijë ushtarëve rusë, kanë shkatërruar edhe shumë mjete ushtarake, transmeton lajmi.net.
“Ndërmjet 24 shkurtit 2022 dhe 5 marsit 2022, humbjet luftarake ishin si më poshtë: Më shumë se 10 mijë persona, 269 tanke, 945 automjete luftarake të blinduara, 105 sisteme artilerie, 50 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi, 19 sisteme të mbrojtjes kundërajrore, 269 tanke, 945 mjete luftarake të blinduara, (informacioni do të përditësohet), 40 helikopterë (informacionet do të përditësohen), 409 mjete motorike, 2 varka të lehta me shpejtësi të lartë, 60 rimorkio zjarrfikëse, 3 mjete ajrore pa pilot”,thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Ushtria e Ukrainës.