Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i quajti sanksionet perëndimore të ngjashme me një shpallje lufte, përderisa mbrojti pushtimin rus në Ukrainë.
Putini më tej ka thënë se Rusia po dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, duke shtuar se vendi duhet të ketë një status neutral.
Ai përsëriti tashmë një thënie të njohur që Rusia po shpresonte të “de-nazifikonte” Ukrainën, shkruan “Sky News”
Në televizionin shtetëror, Putini ka thënë se “Këto janë metoda për të luftuar kundër Rusisë”,transmeton Zeri.info.
“Këto sanksione që mund t’i shihni janë ekuivalente me një luftë, por fatmirësisht nuk ka ardhur deri në një luftë aktuale, por ne e kuptojmë se për çfarë janë këto kërcënime”,tha mes tjerash Putini.