Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV, Fitore Pacolli këtë të shtunë në 24 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij tha se 5, 6 dhe 7 marsi ishin mesazh për botën, rezistencë e pathyeshme kundër pushtuesit serb, liri për popullin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se është detyrë e secilit prej nesh ta duam, ruajmë e zhvillojmë vendin tonë, derisa shtoi se ne nderojmë rënien e secilit dëshmorë vetëm duke punuar e zhvilluar vendin tonë
Postimi i plotë i saj:
5, 6 dhe 7 marsi ishin mesazh për botën, rezistencë e pathyeshme kundër pushtuesit serb, liri për popullin e Kosovës.
Ishte familja Jashari në krye me komandatin legjendar, Adem Jashari, e të gjithë dëshmorët që ranë duke mbrojtur vendin që trasuan rrugën tonë.
Është detyrë e secilit prej nesh t’i tregojmë gjeneratave të reja dhe atyre që do të vijnë për rezistencën dhe luftën tonë për liri.
Është detyrë e secilit prej nesh ta duam, ruajmë e zhvillojmë vendin tonë.
Ne nderojmë rënien e secilit dëshmorë vetëm duke punuar e zhvilluar vendin tonë.
Lavdi të rënëve të familjes Jashari!
Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/InLajmi/