Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në ditën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përkujtuar mundin dhe sakrificën e populiit Kosovar, përcjell InLajmi.
Sipas Muratit që të gëzohet liria populli Kosovar ka dhënë shumë po një nder kryesoret ai ka vënë figurën e heroit legjendar Adem Jashari, që sipas tij Kosova nuk ka pas koncoekt filozofik mbi lirinë por mjafton që i ka dhënë Adem Jasharin.
Murati ka lartësuar veprën e familjes Jasharipasi sipas tij ishin ata të cilët e kanë ngrerë lartë pishtarin e lirisë, por nuk, la anash UÇK-në pasi sipas tij ishin ata që na mbrojten dhe na liruan nga regjimi serb.
Postimi i plotë i tij:
Ne lirisë universale ia kemi dhënë Adem Jasharin…
Ne shqiptarët nuk i kemi dhënë botës ndonjë koncept filozofik mbi lirinë. Ama i kemi dhënë Adem Jasharin, simbolin më praktik të lirisë si vlerë universale dhe atë në fund të shekullit 20. Ne botës i kemi dhënë brumin për të vazhduar ajo të ndërtojë konceptet filozofike mbi lirinë. Dhe për këtë duhet të jemi krenar dhe të mos i kemi askujt lakmi. Por njëkohësisht vetë duhet të nderojmë veten, dhe mbi të gjitha ata që kurrë nuk u dorëzuan, edhe kur ishin pak e vetëm. Ata mbajtën gjallë pishtarin e lirisë, dhe ngadal shtruan rrugën që në karavanin e çlirimit të bashkohej i tërë populli. Lavdi Adem Jasharit dhe familjes së tij. Lavdi luftës së paprerë të popullit shqiptar për liri. Lavdi nam-madhes UÇK./InLajmi/