• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ligji i ri për Diasporën, Gërxhaliu: Veprim i duhur i Qeverisë, por i vonuar

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
5 March 2022
në Kosovë
0 0
0
Ligji i ri për Diasporën, Gërxhaliu: Veprim i duhur i Qeverisë, por i vonuar
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i ri për Diasporën, paralajmërim ky i kreut të Qeverisë Albin Kurti, po konsiderohet jetik për të mirëmbajtur lidhjet me mërgimtarët.

Si i tillë, Ligji nga njohësit e fushës po konsiderohet i qëlluar, ndonëse e shohin si të vonuar.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, i tha Ekonomia Online se Ligji duhet të jetë i orientuar për tërheqjen e kapitalit të diasporës për investime dhe jo që kjo pjesë e shoqërisë të shihet vetëm si ndihmë në aspektin financiar.

Sipas tij, hyrja në fuqi e një ligji të tillë do të kishte ndikim në aspektin ekonomik, social, integrues e mbi të gjitha në atë psikologjik.

“Unë besoj që është një ide e qëlluar, paksa e vonuar sepse një ligj i tillë ka pas nevojë të jetë i miratuar para sa e sa viteve në Parlamentin e Kosovës.Duke pasur parasysh potencialin dhe kontributin që jep diaspora për Kosovën, besoj është një ligj me rëndësi multidimensionale, është i rëndësishëm definitivisht në aspektin ekonomik, social, integrues po mbi të gjitha në aspektin psikologjik sepse diaspora e meriton një tretman dhe një respekt për atë çka ka bërë për Kosovën.Besoj që ky ligj do të përfshijë në vete shumë pyetje që janë esenciale për të shfrytëzuar potencialin e diasporës”.

“Po mbi të gjitha duhet të kuptohet që nuk i bëhet nder Kosovës, gjithmonë diaspora e Kosovës të analizohet vetëm nga dimensioni financiar. Neve na duhet edukimi, kultura e tyre, tradita e punës. Duhet të kuptohet që ata janë ambasador të shpirtit të Kosovës dhe diplomacia ekonomike e politike duhet të jetë e fuqizuar me kontributin e diasporës dhe në aspektin financiar është më se e nevojshme që vërtetë ta kemi një ligj të veçantë që do të jetë i orientuar për tërheqjen kapitale të diasporës një ligj të veçantë që do të jetë i orientuar për tërheqjen kapitale të diasporës. Të jetë një ligj i cili do t’i eliminoj procedurat burokratike dhe korrupsionin eventual”.

Përderisa Lirim Krasniqi nga organizata “Germin”, thotë se kanë sugjeruar Ligji i ri ta bëjë më të qartë përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi diasporës.

“Projektligji i ri për diasporën dhe mërgatën është vazhdimësi e projektligjit të kaluar. Për dallim nga projektligji i kaluar ne kemi sugjeruar dhe kërkojmë gjithashtu që ky projektligj ta bëjë më të qartë përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat janë të mandatuara për të punuar dhe për të angazhuar diasporën dhe gjithashtu për të mirëmbajtur lidhjet me të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët duan të jenë në një mënyrë ose tjetër të lidhur me Kosovën”.

Ai pohon se ka munguar koordinimi ndërinstitucional sa i përket angazhimit të diasporës.

“Në të kaluarën ka pasur një mungesë të koordinimit ndërinstitucional sa i përket punës për angazhimin e diasporës dhe është e rëndësishme që në këtë projektligj të jenë të qarta përgjegjësitë e secilit institucion i cili punon me diasporën edhe të bëhet e qartë struktura e ministrisë së Punëve të jashtme dhe Diasporës duke qenë se ka pasur një fuzionim të ish-ministrisë së Diasporës dhe që nga momenti i fuzionimit akoma nuk është e qartë përgjegjësia e të gjithë zyrtarëve që kanë punuar në ish-ministrinë e Diasporës tani në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës prandaj është shumë e rëndësishme që ky ligj të jetë sa më specifik në kuptimin e përgjegjësive dhe roleve të cilat institucionet e Kosovës i kanë karshi diasporës”.

Sa i përket përfaqësimit të mërgimtarëve në institucione ai thotë se kjo ka të bëjë me vullnetin e partive politike, duke shtuar se ata duhet të jenë pjesë vendimmarrëse e zhvillimit dhe proceseve në Kosovës.

Por ai thotë se duhet të ketë debate të shumta më ekspertë të diasporës të sektorëve të ndryshme, asociacionet e biznesit dhe dikasteret që kanë të bëjnë me ekonomi dhe diplomaci ekonomike.

Madje sipas tij, Ligji duhet të marrë formën sa më parë në mënyrë që mos të jetë vetëm një dekor për zyret e Qeverisë po do të jetë në funksion të zhvillimit, të avancimit dhe të përafrimit të diasporës me Kosovën.

“Sa i përket përfaqësimit kjo ka të bëjë më shumë me vullnetin e partive politike të gjithë aktorëve politik në Kosovë në nivelin që ata duan t’i japin hapësirë diasporës për të qenë pjesë vendimmarrëse e zhvillimit dhe proceseve në Kosovës.Ka qenë në diskutim më herët gjithashtu edhe krijimi i një zone të veçantë për diasporën mirëpo kjo kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvendin e Kosovës. Rrjedhimisht edhe shumicën e dyfishtë, pra votën e shumicës së deputetëve nga pakicat dhe duke i pasur parasysh rrethanat aktuale është vështirë që mund të realizohet diçka e tillë. Por, ne kemi avokuar në vazhdimësi që partitë politike, por edhe Qeveria të krijoj hapësirë të mjaftueshme që të gjithë atë kapital njerëzor që e kemi në diasporë ta absorbojmë duke i bërë pjesë të institucioneve dhe duke ua mundësuar që të japin kontributin e tyre përmes njohurive dhe ekspertizës që ata kanë”.

“Është koha kur duhet të ketë një dialog të veçantë, në rend të parë iniciativa duhet të vijë nga vetë Qeveria, duhet të ketë debate të shumta ku në këto debate do të jenë ekspert të diasporës të sektorëve të ndryshme, por kuptohet edhe asociacionet e biznesit dhe dikasteret që kanë të bëjnë me ekonomi dhe diplomaci ekonomike.Prandaj besoj që duhet të gjenerojnë në vete një kulturë të debatit, një transparencë e vetëm në këtë mënyrë bashkërisht ta draftojmë një dokument, i cili nuk do të jetë vetëm një dekor për zyrat e Qeverisë po do të jetë në funksion të zhvillimit, të avancimit dhe të përafrimit të diasporës me Kosovën”.

Tags: Ligji për DiasporënLirim KrasniqiSafet Gërxhaliu
Postimi i mëparshëm

Ushtria e Ukrainës: Mbi 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Postimi tjetër

Pacolli: 5, 6 dhe 7 marsi ishin mesazh për botën!

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Pacolli: 5, 6 dhe 7 marsi ishin mesazh për botën!

Pacolli: 5, 6 dhe 7 marsi ishin mesazh për botën!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu