Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca në seancën solemne që po mbahet këtë të shtunë në Kuvend në nder të 24 vjetorit të fillimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se 5 marsi është akti suprem i lirisë tonë kombëtare, raporton InLajmi.

“Ngjarja e rëndësishme në shekullin XX ishte Pavarësia e Shqipërisë, derisa ngjarja e rëndësishme që mbyll këtë shekull është Pavarësia e Kosovës, ndërsa brenda këtij shekulli është rënia dhe heroizmi i familjes Jashari. Të jesh çlirimtarë do të thotë të jesh i gatshëm deri në fund brenda të drejtës. Rënia e Jasharajve e bëri ushtri UÇK-në. Pas marsit ne nuk mund të humbnim më sepse krejt populli u bë UÇK”,tha Konjufca.
Familja Jashari, tha Konjufca e sublimojnë gatishmërinë e kombit tonë që asgjë mos të kursejnë për liri.

“UÇK-ja, dëshmorët e martirët që e dhanë jetën janë vlera jonë më e shenjtë kombëtare, sepse ajo është gjaku dhe shpirti i atdheut”, tha Konjufca në fjalën e tij në Kuvend. /InLajmi/



















