Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, përcjell InLajmi.
Më tej Haxhiu tha se rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.
E sot lirinë të cilën e gëzojmë, ajo tha se e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.
Postimi i plotë i saj:
Rënia e lavdishme e familjes Jashari, me komandantin legjendar, Adem Jasharin, hapi shtigjet drejt lirisë.

Më 5,6 dhe 7 mars, kujtojmë me krenari rezistencën e pashembullt të familjes Jashari, jehonë e cila përveç që ngriti në këmbë një komb të tërë, tronditi botën e qytetëruar, për të kthyer vëmendjen e merituar të miqve ndërkombëtarë dhe popujve liridashës.
Lirinë e gëzojmë falë rezistencës së familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.
Lavdi të rënëve të familjes Jashari!
Lavdi dëshmorëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës!/InLajmi/