Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, përcjell InLajmi.

Këtë e ka bërë me dije, vet Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shihet me vëllain e komandantit legjendarë Adem Jashari, Rifatin.
Derisa më tej, ai ka deklaruar se gjendet afër ushtarëve të vendit me të cilët është krenarë gjithmonë
Postimi i plotë i tij:
Në nderim të rënies së Jasharajve, Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë ushtarëve me të cilët jemi krenarë të gjithë ./InLajmi/





















