Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, në janar të këtij viti është vizituar nga 791.578 turistë të huaj, 136 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit në Stamboll tregojnë se qyteti në Bosfor është vizituar nga 791.578 turistë të huaj në janar të këtij viti ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 334.825 turistë.
Në janar, 788.726 turistë mbërritën në Stamboll me rrugë ajrore dhe 2.852 me rrugë detare. Numri i vizitorëve që kanë mbërritur me rrugë ajrore është rritur me 137 % dhe nga deti me 20%.
Në janar, 1.001 persona mbërritën në Aeroportin ‘Ataturk’, 266.577 në Aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ dhe 521.148 në Aeroportin e Stambollit.
Aeroportin e Stambollit e kanë shfrytëzuar 66.07 % vizitorë të huaj ndërsa aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ 33 %.
Shumica e të huajve që erdhën në Stamboll ishin nga Rusia (86.977), shkruan Anadolu Agency.
Të ndjekur nga Irani (67.955), Gjermania (59.731), Franca (27.036), Britania e Madhe (26.072), Holanda (23.978), Ukraina (23.855), SHBA-ja (23.645), Kuvajti (22.393), Uzbekistani (22.039), Iraku ( 16.791) dhe Izraeli (15.995).