Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit Komunal të Prishtinës, Florian Dushi këtë të shtunë, në përvjetorin e 24 të Epopesë së UÇK-së ka thënë se përulet me vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe nderon pafund sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, përcjell InLajmi.
Tutje, Dushi ka thënë se nderon luftën dhe sakrificën e familjes Jashari por edhe të gjithë gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë që sot po e gëzojmë.
Ndryshe, në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./InLajmi/