Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër.
Kolesteroli ndahet në 3 kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.
Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.
2 të tjerat janë të dëmshme.
Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
Sipas të dhënave ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.
Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.
Më poshtë do të mësoni më shumë për ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.
Tërshëra
Tërshëra përmban sasi të larta të fibrës së tretshme e cila ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës së dendësisë së ulët.
Fibra pakëson përthithjen e kolesterolit në gjak, ndërkohë që fibra ju mban të ngopur për shumë gjatë.
Tërshëra gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Bajamet
Bajamet përmbajnë shumë yndyrna mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura.Ato gjithashtu janë të pasura me fibër.
Bajamet rrisin nivelet e kolesterolit të mirë dhe ulin nivelet e atij të keq.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me bajame çdo ditë por jo më shumë.
Lëngu i Portokallit
Prania e vitaminës C tek lëngu i freskët i portokallit me gjithë tul ndihmon në uljen e kolesterolit.
Lëngu i portokallit përmirëson edhe profilin e lipideve në gjak.
Nëse i druheni sheqerit në gjak, atëherë rekomandon ngrënien e disa portokalleve në ditë.
Salmoni
Peshku salmon është i pasur me acide yndyrore omega-3 që e mbrojnë shëndetin nga kolesteroli i lartë dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një-2 racioneve me salmon çdo javë.
Vaji i Ullirit
Yndyrnat mono-të-pangopura tek vaji i ullirit ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe pengojnë atakun në zemër.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 lugëve gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër por tregoni kujdes sepse ky vaj përmban shumë kalori.
Avokadot
Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.
Ato ulin nivelin e kolesterolit të keq por edhe e ushqejnë organizmin me proteinë, fibër, vitamina e minerale.
Sipas informacioneve, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një avokadoje në ditë.
Hudhra
Hudhra ul kolesterolin, tensionin e gjakut dhe e mbron zemrën.
Për shumë njerëz ajo është një alternativë e shkëlqyer ndaj medikamenteve
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 2 deri në 3 thelbinjve hudhër me stomak bosh çdo ditë.
Çokollata e zezë
Kjo ëmbëlsirë mundet të ulë me efikasitet nivelin e kolesterolit të keq.
Ajo përmban shumë antioksidantë dhe flavonoidë që pengojnë bllokimin e enëve të gjakut.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në 2 copëzave të çokollatës së zezë me të paktën 60% përmbajtje kakaoje në ditë.
Këshilla të tjera për uljen e kolesterolit
Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik, lënien e duhanit, shmangien e alkolit dhe konsumin e pakët të yndyrnave të ngopura.
Për më tepër, ata rekomandojnë shmangien e ushqimeve me yndyrë, karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara, shkruan AgroWeb.
Mishi i kuq, produktet e bulmetit me yndyrë, dhe ushqimet e përpunuara duhen shmangur gjithashtu.