Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm 400 njerëz janë evakuuar nga Volnovakha dhe vendbanimet përreth gjatë armëpushimit jetëshkurtër.
Plani fillestar ishte evakuimi i më shumë se 15 mijë civilëve nga rajoni gjatë armëpushimit të përkohshëm, i cili filloi në orën 09:00, shkruan BBC
“Megjithëse qëllimi ynë ishte evakuimi i më shumë personave, ne nuk arritëm dot të përmbushim atë që kishim synuar sepse rusët filluan të bombardojnë Volnovakha pa mëshirë dhe evakuimi i banorëve u bë i pamundur”,transmeton abcnews.al
Zyrtarët ukrainas njoftuan që edhe evakuimi në Mariupol ishte pezulluar për shkak të shkeljes së armëpushimit.