Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, gjegjësisht ky vend kishte rrethim të hekurt, përcjell InLajmi.
E ky sulm, njëri nga të shumtët që kishte familja Jashari në krye me komandatin legjendar, Adem Jashari, ishte fatal.
Pushtuesi serb vrau komandantin Adem Jashari së bashku me anëtarët e familjes së tij duke mbrojtur derën e shtëpisë dhe Kosovën.
Analisti i njohur politik , Imer Mushkolaj, së fundmi në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka publikuar një fotografi ku shihen fëmijët e rënë të familjes Jashari, derisa e ka komentuar me vetëm një fjali ‘Liria ka emër’ ./InLajmi/