Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, raporton InLajmi.
Me këtë rast, të 2 kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, ku kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Konjufca ka thënë se roli i parlamentit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së veriut është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se të 2 Kuvendet miratuan në kohë të njejtë rezolutën për Ukrainën kundër agresionit rus.
“Relacionet tona diktohet edhe prej vetë natyrës së lidhjeve që kanë popujt tonë. Bashkëpunimi i Kosovës me të gjitha institucionet mes parlamenteve tona. Mbledhje prej të cilave nënshkruhen marrëveshjet tona. Roli i parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi miratoi në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut rezolutën për Ukrainën që është duke u pushtuar nga agresioni rus”.
Tutje ai ka thënë se bahskëpunimi i Kosovës do të thellohet edhe më shumë me Maqedoninë e Veriut.
“Ne jemi shumë të gëzuar që po veprojmë me Maqedoninë e Veriut për të qenë plotësisht për sanksione që BE, Nato dhe SHBA po ia vendosin federatës ruse. Por bashkëpunimi ynë me Maqedoninë e Veriut do të thellohet sepse kemi aq shumë t’i japim njëri-tjetrit saqë më bënë optimist se sa më të bashkuar të jemi edhe rajoni do të jetë i sigurt”, ka thënë Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talal Xhaferi, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është mbeshtetëse deri në arritjen përfundimtare me Serbinë.
Ai ka folur edhe për sulmet agresive të Rusisë ndaj Ukrainës duke thënë se Maqedonia e Veriut e dënon aktin sipas tij të papërgjegjshëm të Rusisë ndaj popullit ukrainas, duke theksurar se kjo paraqet shkelje flagrante.
“Natyrisht edhe kjo vizitë është provë konkrete për marrëdhëniet mes dy vendeve. Me kuvendin e Kosovës bashkëpunojnë edhe në nivel të grupeve parlamentare. Në raport me politikën e jashtme kemi qëllime të përbashkëta strategjike. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në dispozicion të ndajmë njohuritë me ju në rrugëtimin tonë në BE. Mbesim të përkushtuar ndaj proceseve euro integruese. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat. Sa i përket dialogut është mbështetje e plotë për Kosovën deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.
Si fund ai ka falënderuar Konjufcën për mikpritjen e ngrohtë./InLajmi/