Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka mbijetuar të paktën 3 tentativave për vrasje në ditët e fundit, sipas raportimeve.
“Times” thotë se mercenarë nga grupi paraushtarak Wagner dhe forcat speciale çeçene u dërguan për të “eliminuar” Zelenskyyn.
Megjithatë, mendohet se Ukraina ishte informuar për të paktën disa nga këto plane, shkruan Sky News,
“The Times” thotë se Grupi Wagner pësoi humbje në përpjekjet e tyre, me një burim që tha se është “e frikshme” se sa mirë është i informuar ekipi i sigurisë i Zelenskyy, transmeton lajmi.net.
Një përpjekje u ndalua të shtunën, me Ukrainën që tha se atentatorët çeçenë u “eliminuan” në periferi të Kievit.