Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të, ndërsa deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/