Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë të mabjtur për media ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, raporton InLajmi.
Ajo ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të dalin para qytetarëve dhe të tregojnë që nuk ka nevojë për panik.
“Përmes juve të kërkoj edhe nga presidentja edhe kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë në vend që është vërejt te qytetarët panik i shtuar që kanë filluar të furnizohen me derivate të shumta… mos të flasim për miellin dhe artikuj tjerë”, tha Musliu.
Ajo ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është stabile.
“Nuk ka vend për panik gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri”, tha ajo./InLajmi/