Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit serb, Aleksander Vulin, dhe atij rus, Vladimir Putin, ku të 2 këta u shprehen së anatrësimi i Kosovës në NATO është kërcenim për shtetin serb, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo është një deklarate që përçon kërcenim dhe shantazh direkt, pasi është e drejt e shtetit të Kosovës të jetë i antarësuar në NATO.
Mehaj tha se kjo çështje më të vërtetë është serioze, dhe duke u bazuar në këtë deklaratë shteti Kosovës duhet të anatrësohet sa më shpejt të jetrë e mundur në NATO.
Ndërsa tutje ai ka ftuar autoritet e NATO-s dhe BE-së që kanë rol në vendimmmarrje, ta denojnë këtë qëndrim të Vulinit pasi sipas tij kjo është tipike qëndrim shtetit serb.
Postimi i plotë i tij:
Analogji absolute e qëndrimeve të Vulinit të Serbisë me ato të Putinit të Rusisë
Deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, pas kërkesës sonë për anëtarësim në NATO, është alarm shumë serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe gjithë vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Kërkesa jonë legjitime dhe shumë e arsyeshme për anëtarësim me proces të përshpejtuar në NATO, e bënë edhe njëherë plotësisht të qartë, qëndrimin e vërtetë dhe pretendimet e Serbisë mbi Kosovën.
Gjithçka është e qartë,
Analogji absolute në mes pretendimeve absurde të Putinit për gjoja arsyen e agresionit mbi Ukrainën me pretendimet absurde të Vulinit për agresionin e mundshëm të Serbisë mbi Kosovën.
Kjo është edhe një konfirmim i fuqishëm i arsyes, se pse duhet sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse zgjatimi i Rusisë dhe Putinit mezi pret të realizoj skenarin e ngjashëm mbi vendin tonë.
Qytetarët dhe miqtë e Kosovës pa dallim të të gjitha komuniteteve, të mos bien pre e kësaj gjuhe provokuese, kërcënuese dhe shantazhuese, sepse Republika e Kosovës është e sigurtë, ka të qartë dhe të vendosur orientimin e saj euroatlantik, si dhe ka trasuar shumë fortë rrugën drejtë dyerve të hapura të NATO-s dhe BE-së.
Gjithashtu ftoj autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë këtë qëndrim destruktiv të radhës së Vulinit, që nënkuptohet edhe qëndrim zyrtar i qeverisë serbe. /InLajmi/