Komuna e Prishtinës pati njoftuar se me datë 05 mars, pra nesër do të testojë alarmin publik në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Por këtë të premte, Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim të ri, duke thënë se është anuluar ky testim deri në një datë tjetër.
E arsyeja sipas komunës është se nesër, pra me 05 mars do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës. /InLajmi/