Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se pas një periudhe 2 vjeçare është ndërprerë marrja e mostrave dhe testimit për koronavirus gjatë të dielave, përcjell InLajmi.
Kjo për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike në vendin tonë gjegjësisht uljes së dukshme të rasteve.
Ndërkaq, IKSHPK njofton se qytetarët mund të testohen për koronavirus nga e hëna në të shtune nga ora 08:00 – 14:00.
Njoftimi i plotë nga IKSHPK:
Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe 2 vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.
Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00./InLajmi/