Shtëpia e Bardhë detajoi një skemë të re sanksionesh ekonomike të vendosura kundër Rusisë dhe Bjellorusisë të mërkurën, transmeton InLajmi.
Shtëpia e Bardhë kritikoi Bjellorusinë për ndihmesën e dhënë ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Ndër veprimet e së mërkurës që u morën janë kufizimet e reja që zgjerojnë politikat e kontrollit të eksportit në Bjellorusi, duke parandaluar devijimin e teknologjisë dhe softuerit drejt Rusisë përmes vendit.
SHBA dhe aleatët po synojnë gjithashtu edhe sektorin e rafinimit të naftës, për të cilin ata thonë se mund të ndihmojnë SHBA-në të lëvizë drejt qëllimit të saj për të “degraduar statusin e Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë nuk kanë një interes strategjik në reduktimin e furnizimit global të energjisë, kjo është arsyeja pse ne kemi hequr pagesat e energjisë nga sanksionet tona financiare, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke shtuar se sanksionet ndaj industries së përpunimit të naftës do të dëmtojë industrinë ruse të naftës duke mbrojtur ende konsumatorët amerikanë, shkruan CNN.
SHBA detajoi gjithashtu sanksionet e reja ndaj subjekteve të lidhura me forcat ushtarake ruse dhe bjelloruse dhe tregoi njoftimin e presidentit amerikan Joe Biden mbrëmë për ndalimin e avionëve rusë nga hapësira ajrore e brendshme e SHBA-së. /InLajmi/
















